Sot gjatë mbledhjës së rregullt të Asamblesë Komunale, nuk u realizua njëra nga shtyllat kryesore të funksionimit të Administratës Komunale, siç është Buxheti Komunal, thuhet në një reagim të LDK-së dega në Suharekë.

Refuzimi i Kryetarit aktual të Komunës ndaj secilit propozim qytetar, mbi planifikimin e Buxhetit, manifestoi edhe njëherë kryeneqësinë e tij për të shpenzuar paranë publike vetëm sipas interesave të tij dhe klanit që e rrethon.

Përfaqësuesit e LDK-së, duke pasur parasysh interesin qytetar, jane treguar konstruktivë, duke dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, mbi planifikimin e buxhetit. Dhe nuk mundën ta votonin për këto arsye:

1. Mosdefinimi i sakt i projekteve kapitale;
2. Përdorimi i togfjalëshit “të tjera”, në çdo projekt, i cili lejon hapësirë për keqpërdorim të buxhetit, me mundësinë e realizimit të shpenzimeve pa definim të saktë të projekteve;
3. Mos ndarja e buxhetit në mënyrë racionale edhe për sektorët tjerë, që do të shërbenin për mirëqenien e qytetarëve siq janë Shëndetësia, Kultura, Rinia, Sporti.
4. Koncentrimi i investimeve të mjeteve në shumë rrugë e rrugica, madje edhe në prona private të militantëve të AAK-së.
5. Vendosja e shumë rrugëve në projekte, që janë të përfunduara vite me parë, e që nënkupton planifikim jo serioz.