Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Suharekë
- 24.12.2018

Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Prizren-Suharekë i mori jetën një personi.
Mësohet se personi i cili humbi jetën në këtë aksident është Mustaf Aliaj nga fshati Gjinoc, komuna e Suharekës.

Sipas disa familjarëve të viktimës thuhet se ky i fundit është vetaksidentuar duke devijuar rrugën por ende asgjë zyrtare nuk është konfirmuar.