Sipas informacioneve nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Kumanovë, më 1 Mars 2025, rreth orës 00:40, zyrtarë policorë kanë ndaluar 20-vjeçarin M.M. nga Kumanova.

Kontrolli në banesën e tij është kryer me urdhër të gjykatës, ku edhe është gjetur lënda narkotike.

“Ai është ndaluar në stacionin policorë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës,” thuhet në njoftimin e policisë.