Kosova e ‘mbushur’ me para të falsifikuara, pesë raste u raportuan brenda një dite

11.07.2023

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera. Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë është […]

Kosova e ‘mbushur’ me para të falsifikuara, pesë raste u raportuan brenda një dite Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera.

Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i tillë është raportuar dje rreth orës 15:25 në Stacionin Policor në Prizren.

Një femër ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë vlera e të cilës nuk është bërë e ditur dhe po dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar nga njësia e hetuesisë dhe se rasti është në procedurë hetimore.

Për raste të tilla Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar edhe në vende të tjera të vendit. Sipas njoftimit të PK-së bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë janë raportuar 5 raste të parave të falsifikuara në këto vende: dy raste në Prishtinë, një rast në Pejë, një në Malishevë dhe një në Prizren.