Kontrolle të rrepta në aeroport: Pasagjerit nga Londra i konfiskohen para përtej shumës së lejuar

17.08.2025

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të tjera ligjore.

Kontrolle të rrepta në aeroport: Pasagjerit nga Londra i konfiskohen para përtej shumës së lejuar Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrolleve të së hënës, më 18 gusht 2025, një pasagjer u kap duke bartur 9,500 funta britanike (rreth 11,033 euro), shumë që tejkalon kufirin e lejuar për deklarim në kufi.

Në përputhje me procedurat ligjore, 25% e shumës është konfiskuar nga autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe respektimit të rregullave kufitare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More