Kontrabanda/ Policia kufitare kap mbi 600 kg duhan të papërpunuar

06.05.2022

Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër (4) kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, […]

Kontrabanda/ Policia kufitare kap mbi 600 kg duhan të papërpunuar Foto: Ilustrim

Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër (4) kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.

Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar. Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër) paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën rreth 94 kg. në total .

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.