Komuna: rrugët janë të kalueshme në tërë teritorin e Suharekës, qytetarët e demantojnë

04.01.2019

Reshjet e fundit të borës të cilat edhe këtë mëngjes po vazhdojnë, kanë vështirësuar paksa qarkullimin e automjeteve sidomos në viset malore, por jo edhe bllokimin e tyre. Sipas shefit të emergjencës në Komunën e Suharekës z. Mehmet Lezi, rrugët janë të kalueshme në tërë teritorin e Komunës sonë. Se vërtet po mirëmbahen rrugët ashtu […]

Komuna: rrugët janë të kalueshme në tërë teritorin e Suharekës, qytetarët e demantojnë

Reshjet e fundit të borës të cilat edhe këtë mëngjes po vazhdojnë, kanë vështirësuar paksa qarkullimin e automjeteve sidomos në viset malore, por jo edhe bllokimin e tyre.

Sipas shefit të emergjencës në Komunën e Suharekës z. Mehmet Lezi, rrugët janë të kalueshme në tërë teritorin e Komunës sonë.

Se vërtet po mirëmbahen rrugët ashtu si duhet nga Kompania kontraktuese, e vërteton edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Enver Shabani i cili mbrëmë vonë së bashku me zyrtar të kësaj Drejtorie kanë inspektuar rrugët nëpër viset malore dhe kanë konstatuar se nuk ka asnjë rrugë të pakalueshme.

Mirëpo këtë e demantojnë shumë qytetarë të cilët kanë shprehur pakënaqësi për mirëmbajtjen e rrugëve nga ana e institucioneve përgjegjëse. Shumë rrugë dytësore në fshatra që lidhin vendbanimet me rrugët kryesore janë të pakalueshme dhe tepër të rrezikshme thojnë qytetarët. Më është sjellur vetura dhe kam goditur murin si pasojë e rrugës së rrëshqitshme dhe kontakt ballë për ballë me një veturë tjetër, u dashtë të frenoja ose të godisja veturën tjetër thotë një qytetar nga fshati Peqan.

Etiketat