Këta janë 11 të arrestuarit në aksionin e Policisë në Suharekë dhe komuna tjera për mashtrime me subvencione

30.06.2022

Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar 11 persona të dyshuar. Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Tre nga të arrestuarit […]

Këta janë 11 të arrestuarit në aksionin e Policisë në Suharekë dhe komuna tjera për mashtrime me subvencione Foto: Ilustrim

Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar 11 persona të dyshuar.

Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

11 të arrestuarit në këtë aksion të Policisë raportohet se janë Liridon Fandaj, Donard Draga, Bekim Bruqi, Afrim Mehmetaj, Gazmend Avdili, Sadri Berisha, Ingrit Kuqi, Dukagjin Deda, Hysni Morina, Arton Elezi dhe Ramadan Zeqiraj.

Sipas njoftimit të PK-së, tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.