Kërkohet nga policia një i dyshuar i cili sulmoi fizikisht një tjetër, shkaku i një mosmarrëveshje në trafik

23.01.2023

Mosmarrëveshjet mes personave për arsye të ndryshme fatkeqësisht në të shumtën e rasteve përundojnë me sulme fizike, fenomen ky i cili është dhe vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e vendit. Një rast i sulmit fizik është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës njofton se një mashkull ka […]

Kërkohet nga policia një i dyshuar i cili sulmoi fizikisht një tjetër, shkaku i një mosmarrëveshje në trafik Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes personave për arsye të ndryshme fatkeqësisht në të shumtën e rasteve përundojnë me sulme fizike, fenomen ky i cili është dhe vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i sulmit fizik është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës njofton se një mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti pas një mosmarrveshje me një person tjetër është sulmuar fizikisht nga ai.

Sulmi pretendohet të ketë ardhur nga një mosmarrëveshje në trafik të cilët kishin pasur dy personat në fjalë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti %shtë duke u hetuar dhe i dyshuari për sulm fizik ku i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore është duke u kërkuar.

Rr. Mon Karavidaj, Prizren 22.01.2023 – 15:40. Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.