Kapet me 0.33 gram kokainë, arrestohet i dyshuari në Prizren

09.02.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje gjatë ditës së mërkurë rreth orës 18:20 ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli i janë gjetur 0.33 […]

Kapet me 0.33 gram kokainë, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Criminal in handcuffs

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje gjatë ditës së mërkurë rreth orës 18:20 ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli i janë gjetur 0.33 gram substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, policia njofton se sasia e substancës narkotike është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.   

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 08.02.2023 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.33 gram substancë narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.