Kapet i dyshuari për rrahjen e pronarit të një lokali në Prizren, dyshohet edhe për një tjetër përleshje

  • 26.01.2023
Kapet i dyshuari për rrahjen e pronarit të një lokali në Prizren, dyshohet edhe për një tjetër përleshje

Denoncimi i një incidenti që ka ndodhur mbrëmë në një lokal  në rrugën “Shote Galica” në Prizren ka aktivizuar Policinë për kapjen e personit të dyshuar, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes posa ka sulmuar një çift. Arrestimi i tij është bërë në kohë rekord, pasi policia zbuloi vendndodhjen e tij.

Rasti ka ndodhur me 24 janar 2023, kur i dyshuari A.K., 22-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar pronarin e lokalit, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete. I riu, siç merr vesh Sinjali e ka rrahur viktimën me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi rasti është raportuar, por nuk ka arritur të bie në gjurmët e të dyshuarit. Megjithatë, pas nisjes së hetimeve dhe marrjes së veprimeve të nevojshme nga ana e hetuesve, zyrtarët policorë kanë arritur ta kapin të njëjtin.


I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku u kuptua se dyshohet edhe për një rrahje tjetër, rast ky që kishte ndodhur para disa ditësh.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë