Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

10.02.2020

Njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë. Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit te klimatizimit të autobusit sasi te konsiderueshme te medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit […]

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit Foto: Ilustrim

Njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal.

Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit te klimatizimit të autobusit sasi te konsiderueshme te medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri te ndryshme si dhe dy trafo elektronike per shirita vrapues te fitnesit e qe ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.