Kapen me marihuanë, arrestohen dy të dyshuar në Prizren
Lëndët narkotike, kryesisht e llojit marihuanë kohëve të fundit po përdoret për fat jo të mirë nga rinia e vendit tonë. Për parandalimin e rasteve të tilla përkushtohet Policia e Kosovës, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Policia bën […]
Lëndët narkotike, kryesisht e llojit marihuanë kohëve të fundit po përdoret për fat jo të mirë nga rinia e vendit tonë.
Për parandalimin e rasteve të tilla përkushtohet Policia e Kosovës, shkruan SuharekaOnline.
Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Policia bën të ditur se dje rreth orës 20:40 në lagjen Arbana në Prizren gjatë një kontrolli tek dy persona janë gjetur në posedim dhe janë konfiskuar substanca narkotike të llojit marihuanë.
Policia poashtu njofton se tek një i dyshuar ka konfiskuar 1.54 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, ndërsa tek i dyshuari tjetë 1.73 gram.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.