Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje nga viktimat, një grua dhe bashkëshorti i saj, të cilët kanë denoncuar tre persona të dyshuar për kanosje të vazhdueshme.

Të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, dyshohet se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj çiftit, duke i kërkuar atyre që të braktisin shtëpinë dhe fshatin.

Motivet e kësaj kanosjeje ende nuk dihen, por autoritetet po hetojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.