Kanosi vëllain e tij dhe ia dëmtoi veturën, arrestohet prizrenasi
Një rast i kanosjes dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur vëllain e tij dhe kishte dëmtuar veturën e viktimës. Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten e 29 […]
Një rast i kanosjes dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur vëllain e tij dhe kishte dëmtuar veturën e viktimës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten e 29 shtatorit, rreth orës 14:00 në Prizen.
Ndërkaq, nga Policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / Prizren 29.09.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur vëllain e tij dhe kishte dëmtuar veturën e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.