Kanosi një femër, arrestohet i dyshuari në Prizren

25.01.2023

Rastet e kërcënimeve janë ndër më të shpeshtat që raportohen në Policinë e Kosovës, e ky fenomen mbetet shqetësues për shoqërinë dhe sfidë për institucionet e shtetit. Një rast i kanosjes është raportuar dje gjatë ditës së martë në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline. Një femër ka raportuar se është kanosur nga një mashkull […]

Kanosi një femër, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Criminal in handcuffs

Rastet e kërcënimeve janë ndër më të shpeshtat që raportohen në Policinë e Kosovës, e ky fenomen mbetet shqetësues për shoqërinë dhe sfidë për institucionet e shtetit.

Një rast i kanosjes është raportuar dje gjatë ditës së martë në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Një femër ka raportuar se është kanosur nga një mashkull i dyshuar.

Policia e Kosovë në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për kanosje ndaj viktimës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 23.01.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.