Kanosi gruan me të cilën është në proces të divorcit, arrestohet prizrenasi
- 07.02.2023

Rastet e kanosjes janë ndër më të shpeshtat që raportohen në Policinë e Kosovës. Poashtu, këto raste janë shqetësuese dhe sfiduese për institucionet e vendit.
Një rast i kanosjës është raportuar të hënën rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin është në proces të divorcit.
Poashtu, policia ka njoftuar se i dyshuari për veprën në fjalë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 06.02.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare me të cilën është në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.