Ditë më parë Komuna e Suharekës kishte nënshkruar kontrata në vlerë mbi 300.000 euro, në ndërtimin e rrugëve lokale nëpër fshatra të Komunës së Suharekës.

Përfaqësuesit e shtatë kompanive private, fituese të tenderëve, kishin nënshkruar kontratat për të ndërtuar rrugët lokale.

E gjatë ditës së sotme ka filluar rregullimi dhe sanimi i rrugëve në fshatin Tërrnje.