Sipas informacioneve të para, palët (emra të njohur për redaksinë) janë përfshirë fillimisht në një konflikt verbal që kaloi më pas edhe në sulm brutal.

Sinjali merr vesh se dy persona dyshohet të jenë përfshirë në këtë përleshje.

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia tashmë është vënë në dijeni për rastin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Redaksia posedon edhe informacione të tjera lidhur me rastin, që do të publikohen në vijim.