I vdiq nëna gjatë operimit në një spital privat në Prizren – djali thërret policinë për ta hetuar rastin

24.06.2022

Ashtu siç edhe njofton policia, rastin e ka raportuar djali i saj, ku ka theksuar se nëna e tij ka vdekur gjatë operacionit. Ndërkaq, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se ky rast po hetohet si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”. Ai tha se dje rreth […]

I vdiq nëna gjatë operimit në një spital privat në Prizren – djali thërret policinë për ta hetuar rastin Foto: Ilustrim

Ashtu siç edhe njofton policia, rastin e ka raportuar djali i saj, ku ka theksuar se nëna e tij ka vdekur gjatë operacionit.

Ndërkaq, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se ky rast po hetohet si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

Ai tha se dje rreth orës 17:10 kanë pranuar informacion se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet në rrugën Gjeravica në Prizren.

“Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet në rrugën Gjeravica në Prizren.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrullat kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, ku i njëjti deklaron se nëna e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.

Ai njoftoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin në fjalë.

Gashi ka bërë të ditur se është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Ndryshe rasti është duke u hetuar nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren.