I riu nga Prizreni pengon dhe shqetëson babain e tij, ndërhynë policia

27.07.2023 Ligji
Rastet e dhunës në familje, janë ndër më të shpeshtat të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e të cilat mbesin sfidë për institucionet e vendit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje gjatë ditës së mërkurë rreth orës 11:00 në rrugën “Adem Jashari”.
Policia bën të ditur se ankuesi ka raportuar se djali i tij duke mos e respektuar urdhërin mbrojtës duke iu afruar, duke shqetësuar dhe penguar në punë me sjelljet e tij ndaj ankuesit.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.