I pengoi zyrtarët policor që kërkuan ndalimin e muzikës, arrestohet qytetari nga Suhareka

10.08.2021

Pesë zyrtarë policor në Suharekë kanë hasur në rezistencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në një kafiteri. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45 ku zyrtarët policor kanë kërkuar që të ndalohet muzika në një kafiteri e cila punonte jashtë orarit të lejuar. Nga policia në Suharekë rasti është cilësuar si pengim i personit […]

I pengoi zyrtarët policor që kërkuan ndalimin e muzikës, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Pesë zyrtarë policor në Suharekë kanë hasur në rezistencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në një kafiteri.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45 ku zyrtarët policor kanë kërkuar që të ndalohet muzika në një kafiteri e cila punonte jashtë orarit të lejuar.

Nga policia në Suharekë rasti është cilësuar si pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte në ndikim të alkoolit. Me vendim te  prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.