I dehur gjuajti me armë në një lokal në Prizren – policia i gjen armë dhe fishekë në veturë
- 19.12.2022

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se një person në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal.
Policia e Kosovës në Prizren ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Prizren, raporton SuharekaOnline.
Policia poashtu ka njoftuar se gjatë një kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike, 69 fishekë dhe 4 gëzhoja.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 18.12.2022 – NN. Është raportuar sei dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike, 69 fishekë dhe 4 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.