Hyri për të vjedhur, një person i maskuar gjuan me armë zjarri kur e sheh pronarin e shtëpisë
- 28.11.2022

Rastet kur persona të ndryshëm kanë cakë për të vjedhur nëpër shtëpi apo lokale e vende të tjera janë të shpeshta në vendin tonë.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Stacionin Policor në Prizren në minutat e parë të 28 nëntorit, raporton SuharekaOnline.
Sipas policisë bëhet e ditur se një i dyshuar i cili ishte i maskuar ka hyrë në shtëpinë e viktimës ku ai ndodhej aty.
Policia e Prizrenit bën të ditur se viktima në momentin që e ka vërejtur të dyshuarin, ai a shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rastinë fjalë është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
“Prizren 28.11.2022-00:14. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, aty ka hyrë një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur. Në momentin që viktima e ka vërejtur të dyshuarin, i njëjti ka shtëne me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime nga njësitet kompetente policore.” thuhet në njoftimin e policisë.