Hajnat thyejnë derën e një kishe në Prizren, vjedhin para

11.07.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë vjedhur para metalike me vlerë rreth 10 euro. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:50 në Prizren. Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se […]

Hajnat thyejnë derën e një kishe në Prizren, vjedhin para Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë vjedhur para metalike me vlerë rreth 10 euro.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:50 në Prizren.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se hetimet janë në proces.

“VJEDHJE E RËNDË / Prizren 10.07.2022-08:50. Është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë vjedh para metalike me vlerë rreth 10 euro. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë ne proces”, thuhet në raportin e PK-së.