Sipas raportit të policisë, viktima, një grua e kombësisë kosovare, është qëlluar në këmbë nga një i dyshuar mashkull, gjithashtu i kombësisë kosovare. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte lënduar në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ky është rasti i dytë i dhunës me armë zjarri në rajonin e Kamenicës këtë vit. Policia po punon për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.