Gruaja kanoset me jetë nga burri i saj në Prizren, shkak një kontest pronësor

09.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një grua është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prizren. Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i […]

Gruaja kanoset me jetë nga burri i saj në Prizren, shkak një kontest pronësor Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një grua është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prizren.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Prizren 08.05.2022-13:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me  jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me  vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.