Në orët e vona të së martës në magjistralen Suharekë-Prizren saktësisht te udhëkryqi i fshatit Greikoc ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline shefi i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollajt aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:50 te udhëkryqi i fshatit Greikoc ku si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për raste të tilla.