Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së të dyshuarve, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve, duke përfshirë 8.8 gramë kokainë dhe 112.9 gramë marihuanë. Përveç kësaj, janë gjetur edhe një peshore elektronike, disa qese për paketimin e narkotikëve dhe një shumë prej 3,705 eurosh para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të identifikuar personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.