Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj suharekasit për mashtrim me vizë zvicerane

14.12.2021

S.G, po akuzohet se gjatë muajit prill të vitit 2018, ka mashtruar të dëmtuarin H.K, duke i premtuar marrjen e vizës zvicerane, për djalin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën e të akuzuarit S.G gjykatësi Mizahir Shabani, tha se gjykata ka dërguar ftesë të rregullt, por gjykata ka konstatim nga shërbimi postar […]

Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj suharekasit për mashtrim me vizë zvicerane Foto: Ilustrim

S.G, po akuzohet se gjatë muajit prill të vitit 2018, ka mashtruar të dëmtuarin H.K, duke i premtuar marrjen e vizës zvicerane, për djalin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit S.G gjykatësi Mizahir Shabani, tha se gjykata ka dërguar ftesë të rregullt, por gjykata ka konstatim nga shërbimi postar se i njëjti është i panjohur në këtë adresë.

Në mungesë të tij, gjykatësi Shabani, për të siguruar praninë e palës për seancën e radhës tha se do të lëshojë urdhërarrest.

Në këto rrethana, seanca u shty në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur me 04 maj 2020, S.G nga fshati Bllacë, Komuna Suharekës, akuzohet se në ditë të pacaktuar të muajit prill të vitit 2018, në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, me qëllim të vetës apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, e sjell në lajthim të dëmtuarin H.K nga fshati Zatriq Komuna e Rahovecit, në atë mënyrë që në këmbim për rregullimin e lejes së qëndrimit në shtetin e Zvicrës për djalin e tij, J.K.

Sipas aktakuzës ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri me të takuar të dëmtuarin fillimisht i kërkon 20 euro gjoja për dokumentacion, pastaj 80, 170 dhe 100 euro edhe para tjera të pranuara përmes zyrës së transferove Western Union me seli në Rahovec e që me pas nuk është lajmëruar më, me ç’rast të dëmtuarit i ka shkartuar dëm material në vlerë rreth 960 euro.

Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323, pargrafi 1 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi