Sinjali mëson se qytetari gjatë kohës që po punonte në hapjen e një kanali, ka hasur në mjetin i cili dyshohet të jetë bombë dore.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas burimeve, mjeti i dyshimtë është tërhequr në mënyrë të sigurt./Gazeta Sinjali/