Futën në veturë katër migrantë nga Afganistani, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave

14.04.2022

Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMW” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në […]

Futën në veturë katër migrantë nga Afganistani, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave Foto: Ilustrim

Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMW” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Afganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë.

Të njëjtit, janë ndaluar nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Afganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.