FSK-ja tërheq dy mjete të pashpërthyera në fshatin Peqan të Suharekës

25.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka informuar se afër një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur dy mjete të pashpërthyera. Nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. “GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR / Fshati Peqan, […]

FSK-ja tërheq dy mjete të pashpërthyera në fshatin Peqan të Suharekës Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka informuar se afër një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur dy mjete të pashpërthyera.

Nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR / Fshati Peqan, Suharekë 24.05.2022 – 14:45. Një mashkull kosovar ka informuar se afër një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur dy mjete të pashpërthyera. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.