[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

21.02.2020

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kapllan Dreshajt, i cili është i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentaivë”. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kapllan Dreshajt, i cili është i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentaivë”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: info@kosovopolice.com.