[FOTO] Përkundër thirrjeve për ambient të pastër, mbeturinat hudhen pa kontroll!

12.01.2019

Nuk kanë kaluar më shumë se dy ditë që Komuna e Suharekës është nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, po ashtu për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro. Poashtu para disa jave […]

[FOTO] Përkundër thirrjeve për ambient të pastër, mbeturinat hudhen pa kontroll! Foto: Ilustrim

Nuk kanë kaluar më shumë se dy ditë që Komuna e Suharekës është nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, po ashtu për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro.

Poashtu para disa jave Komuna e Suharekës është renditur e para në Listën e Komunave më ambientin më të pastër. Sipas raportit të fundit të ndreqe.com , Komuna jonë ka përqindjen më të lartë të largimit të mbeturinave ku kemi pastruar rreth 124 zona të deponive ilegale.

Edhe përkundër thirrjeve të Komunës dhe organeve kompetente për mbajtjen pastër të ambientit një gjë e tillë nuk po respektohet nga qytetarët. Në një foto të dërguar nga një qytatarë e shkrepur në Zonën Industriale në Shirokë shihet se janë hedhur mbeturina pikërisht në rrënjë të shenjës vetëdijësuese për mbajtjen e ambientit pastër.

I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani është habitur nga fakti pasi që në mënyrë të qartë shihet tabela për mos hudhjen e mbeturinave.