Siç merr vesh gazeta Sinjali, kosovari që u ekstradua nga shteti zviceran është B.A, i cili është arrestuar nga Policia posa është sjellë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I riu ishte shpallur në kërkim dhe pas bashkëpunimit ndërkombëtar është kapur nga autoritetet zvicerane.

Zyrtarët policorë të Zvicrës e kanë dorëzuar të njëjtin te Policia e Kosovës.

Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Ajeti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.