E dërgoi veturën në autolarje, një i dyshuar i vjedh një stoli ari dhe e shet – arrestohen dy persona

09.12.2022

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka arrestuar dy të dyshuar. Sipas raportit të policisë thuhet se me datë 04 dhjetor 2022 një person ka lajmëruar policinë se një i dyshuar kishite marrë nga vetura e tij të cilën e kishte lënë për pastrim në autolarje një stoli ari. […]

E dërgoi veturën në autolarje, një i dyshuar i vjedh një stoli ari dhe e shet – arrestohen dy persona Foto: Male worker at car wash service washing a car.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së enjte ka arrestuar dy të dyshuar.

Sipas raportit të policisë thuhet se me datë 04 dhjetor 2022 një person ka lajmëruar policinë se një i dyshuar kishite marrë nga vetura e tij të cilën e kishte lënë për pastrim në autolarje një stoli ari.

Ndërsa, lidhur me këtë policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:00 janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që i dyshuari i cili e kishte marr stolin e arit nga vetura e ankuesit e kishte shitur tek një person tjetër.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, gjersa i dyshuari i dytë është liruar.

“Prizren 04.12.2022 – 11:00. Në lidhje me rastin më 08.12.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se njëri nga ta kishte marr një stoli ari nga vetura e ankuesit mashkull kosovar, të cilën veturë ankuesi e kishte lënë në autolarje për pastrim. Më pas i dyshuari stolin e arit e kishte shitur tek i dyshuari i dytë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, gjersa i dyshuari i dytë është liruar.” thuhet në raportin e policisë.