Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 20:30 dy të mitur kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese e Lipjanit (tipi hapur).
Sipas njoftimit, nga kjo Qendër Edukuese Korrektuese kanë ikur të miturit me masë edukative, A.R., viti i lindjes 2003 dhe B.T. viti i lindjes 2002).
“A. R. kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë. Ndërsa, B.T. kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor” shkruan SuharekaOnline.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili tha se se dy të miturit janë arrestuar në fshatin Duhël të Suharekës dhe për momentin gjenden në stacionin policor në Suharekë.