Dy personat e plagosur, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Zvicrës, të moshës 20 dhe 23 vjeçare, duhej të dërgoheshin në spital me ambulanca.

Dy burra janë plagosur në një përleshje në Bielstrasse në Grenchen (Kantoni Solothurn) herët në mbrëmjen e së premtes.

Ata duhej të dërgoheshin në spital, ka njoftiar të shtunën policia kantonale e Solothurnit.Një person është arrestuar përkohësisht.

Sherri fizik është raportuar në polici të premten pak pas orës 19:10, thuhet në deklaratë.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, të paktën tre persona të përfshirë kanë ushtruar dhunë fizike, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e “objekteve të rrezikshme”.

Dy personat e plagosur, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Zvicrës, të moshës 20 dhe 23 vjeçare, duhej të dërgoheshin në spital me ambulanca.

Një 36-vjeçar kosovar është arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.

Rrethanat e sakta të krimit janë objekt i hetimeve të iniciuara nga policia kantonale e Solothurnit dhe zyra e prokurorisë publike kantonale të Solothurnit.