Duhël: burri rrah gruan, dërgohet në mbajtje
Kanosje dhe dhunë në familje është raportuar në fshatin Duhël të Suharekës. Viktima është një grua që kishte pësuar dhunë fizike nga burri bashkëshorti i saj. Ky rast nuk është raportuar nga vetë viktima, pasi burri e kishte kanosur. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ligji e përcakton dhunën në familje […]
Kanosje dhe dhunë në familje është raportuar në fshatin Duhël të Suharekës. Viktima është një grua që kishte pësuar dhunë fizike nga burri bashkëshorti i saj.
Ky rast nuk është raportuar nga vetë viktima, pasi burri e kishte kanosur. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare, e që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.
Në Kosovë ekzistojnë 9 strehimore për viktimat e dhunës, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.