Dogana gjen marihuanë në një pako postare që ishte dërguar nga një shtet i huaj

16.08.2023

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare që po vinte nga shtetet e huaja. Dogana në njoftim ka bërë të ditur se në Postën Doganore zyrtarët doganorë dyshuan në përmbajtjen e pakos dhe vendosën ta hapnin atë. U gjetën qese të vogla me përshkrime tjera, por brenda gjendej […]

Dogana gjen marihuanë në një pako postare që ishte dërguar nga një shtet i huaj Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare që po vinte nga shtetet e huaja.

Dogana në njoftim ka bërë të ditur se në Postën Doganore zyrtarët doganorë dyshuan në përmbajtjen e pakos dhe vendosën ta hapnin atë.

U gjetën qese të vogla me përshkrime tjera, por brenda gjendej substancë që dyshohet se është marihuanë. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës, ndërsa në total ishin 115 gramë marihuanë.

“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftimin e Doganës.