Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një shtëpi është djegur në Prizren.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
“Ankuesi ka informuar se shtëpisë së tij i është vënë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.
“Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”.