Dhunoi një grua gjatë luftës në Kosovë – ngritët aktakuzë ndaj një serbi

02.05.2023

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë. “Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e […]

Dhunoi një grua gjatë luftës në Kosovë – ngritët aktakuzë ndaj një serbi Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.