Dhuna në familje ska të ndalur, Policia njofton për dy raste në Prizren – arrestohet një i dyshuar

  • 05.01.2023
Dhuna në familje ska të ndalur, Policia njofton për dy raste në Prizren – arrestohet një i dyshuar

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njejtat vazhdojnë të mbesin sfidë për insitucionet e vendit.

Së fundmi në Stacionin Policor në Prizren janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktimat janë femra, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë dërguar mediave, bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar 30 minuta pasi kemi hyrë në vitin 2023, pra në 00:30, ku një femër ka deklaruar në polici se pas një mosmarrveshje me bashkëshortin e tij, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.


Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.

Dy ditë pas rastit të lartcekur, në Stacionin Policor në Prizren rreth or 23:40 është raportuar një tjetër rast i dhunës në familje, ku viktima femër ka denoncuar babain e saj.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari ishte në gjendje të dehur në kohën kur e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Poashtu, i dyshuari për këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE  Prizren 03.01.2023 – 23:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prizren 01.01.2023, 00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë