Një rast të tillë e ka denoncuar në Polici një grua nga Deçani, e cila ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj saj.
Rasti i fundit ka ndodhur para disa ditësh, por është raportuar më vonë nga viktima, e cila është larguar nga shtëpia dhe ka vendosur që të shkojë te familja e saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.