Dështon seanca për rastin e vdekjes tragjike të dy të rinjve në Autostradën “Ibrahim Rugova”

14.10.2020

Në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2019, dy punëtorë të Agjencisë së Udhëtimeve “Sharr Travel”, Gentrit Gollopeni dhe Arianit Bytyqi duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër kishin humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte konstatuar se dy personat vdiqën pasi […]

Dështon seanca për rastin e vdekjes tragjike të dy të rinjve në Autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2019, dy punëtorë të Agjencisë së Udhëtimeve “Sharr Travel”, Gentrit Gollopeni dhe Arianit Bytyqi duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër kishin humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Në korrik të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6-1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 29.06.2019 pas mesnatës në Autostradën “ Ibrahim Rugova “ tek ura, në afërsi të fshatit Sllapuzhan – Komuna e Suharekës, të akuzuarit nga pakujdesia shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen e dy personave.

Të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”, ndalin autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobil dhe disa lista të udhëtarëve. Fillimisht ndalet i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, kurse i pandehuri B.B., ndalet nga ana e kundërt.

I pari nga autobusi i të pandehurit Sh.S., del i ndjeri Gentrit Gollopeni, për ta trupuar trasenë, ku bie poshtë. Në ndërkohë, vie me autobus i pandehuri M.M., ku nga autobusi del i ndjeri Arianit Bytyqi, ku bie poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kahjeve që ndajnë autostradën.

Të martën më 13 tetor 2020, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku për shkak të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanë humbur jetën dy të rinj nga Komuna e Suharekës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë Prokurori Milot Krasniqi, i pandehuri M.M., i akuzuari B.B. dhe mbrojtësi i tij avokati Arben Shala, i akuzuari Sh. S. dhe mbrojtësi i tij avokati Ahmet Gjinovci, përfaqësuesit nga ana e të dëmtuarve si dhe eksperti i komunikacionit Ejup Qehaja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë nuk janë paraqitur dëshmitarja H. K. ku nga shkresat e lëndës shifet se adresa e së njëjtës është jo e plotë.

I akuzuari M. M. kërkoi nga gjykata që në mungesë të avokatit të tij, seanca të shtyhet për një datë tjetër.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sh. S. avokati Ahmet Gjinovci ka propozuar gjykatës që në seancën e radhës në cilësinë e dëshmitarit të ftohet S. S., ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit B. B., avokati Arben Shala, ka kërkuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet B. B. dhe B. H.

Gjyqtari i çështjes Qemail Suka ka aprovuar këto kërkesa, duke e  shtyrë atë më 19 nëntor 2020 në ora 10:00.