Deri në gusht 19 të vrarë në Kosovë – alarmojnë ekspertët

15.11.2021

Ndërkaq, bazuar në Kodin Penal, 12 prej tyre Policia e Kosovës po i cilëson si vrasje e rëndë. Ndërsa për parandalimin dhe sensibilizimin e shoqërisë lidhur me pasojat policia thotë se janë duke luatjur rol kyç edhe në këtë aspekt. “Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të […]

Deri në gusht 19 të vrarë në Kosovë – alarmojnë ekspertët Foto: Ilustrim

Ndërkaq, bazuar në Kodin Penal, 12 prej tyre Policia e Kosovës po i cilëson si vrasje e rëndë.

Ndërsa për parandalimin dhe sensibilizimin e shoqërisë lidhur me pasojat policia thotë se janë duke luatjur rol kyç edhe në këtë aspekt.

“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetdijësimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”.

Nga sociologu Jeton Brajshori po konsiderohet numri i madh i vrasjeve si një shqetësim i madh.

Sipas tij, publiku po i akcepton vrasjet si një gjë normale, e ku secili mund të marr ligjin në dorë si mungesë e përgjegjësisë institucionale.

“Fatkeqësisht numri i rasteve të vrasjeve dita-ditës po shkon duke u rritur, dhe ajo se çfarë është edhe më e keqe se është bërë një lloj përditshmërie dhe publiku është duke e akceptuar si diçka normale, kjo është shumë e rrezikshme sepse në mungesë të reagimit institucional që t’i zbulojnë rastet, atëherë edhe publiku do i marr si diçka që është kthyer në normalitet e që në të ardhmen mund të vije tek një anarki totale e shoqërisë ku secili mund ta marr ligjin në dorë vet”, tha ai.

Brajshori thotë se arsyet e vrasjeve janë nga më të ndryshmet e që duhet të trajtohen me urgjencë.

“Vrasjet zakonisht ndodhin për disa arsye, nga problemet mendore e deri tek problemet e trashëguara, problemet e trashëgimisë familjare dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve ku janë të atakuara edhe vriten femrat janë probleme edhe nga martesa apo xhelozia e tepruar, dhe institucionet duhet t’i trajtojnë me urgjencë sa më të madhe”.