Telegrafi nga burimet e veta ka mësuar se Mihali po intervistohet për dy raste që kanë të bëjnë më korrupsion.
Lidhur me intervistimin e Mihalit, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por që deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Ndryshe, Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016./Telegrafi/