Me datë 31.05.2019 rreth orës 17:30 min., I.H. duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë – Rahovec, kishte nxjerrë bashkëshorten nga makina dhe kishte ushtruar dhunë.

Në veturën ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen, ndërkohë, i akuzuari I.H., e ndalë automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, pastaj, viktimën me forcë e nxjerrë jashtë, dhe fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit, më pas, e ndjera H.D., rrëzohet në asfalt, i akuzuari i’a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, si rrjedhojë e goditjeve, e ndjera H.D., pëson të dëmtime e trauma në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, nga të cilat goditje vdes në QKUK në Prishtinë, me datë 15.06.2019, thuhej në aktakuzën kundër I.H.

Ndërsa këtë të martë para Gjykatës, kur u lexua aktakuza, I.H. nuk e pranoi fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Gjatë kohës sa prokurori i rastit po lexonte aktakuzën, djali  i viktimës, që ishte ulur në afërsi të prokurorit, u përlot dhe kërkoi të largohej nga salla e gjykimit për të mos u kthyer në sallë.

Sipas dëshmisë së djalit të të akuzuarit thuhet se e ndjera dhe babai i tij kanë pasur ngatërresa si burrë e grua.