Burri narkoman ushtron dhunë ndaj gruas në Prizren, ajo detyrohet të kërkojë ndihmën e Policisë

22.05.2023

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në Prizren, ku një […]

Burri narkoman ushtron dhunë ndaj gruas në Prizren, ajo detyrohet të kërkojë ndihmën e Policisë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar shqetësim e frikë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që ka pasur me burrin.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe kjo situatë e ka alarmuar viktimën, e cila vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.